
për një të ardhme
të ndritur!
në duar
të sigurta!
Orari
Hën - Prem
7:30 - 17:30
Shtunë
7:30 - 13:00
Vendi i preferuari fëmijëve tuaj
Primus Gradus është një qendër edukative e përkushtuar ndaj zhvillimit të hershëm të fëmijëve, duke ndjekur filozofinë inovative të Reggio Children. Ne besojmë se çdo fëmijë është kompetent, kurioz dhe plot potencial, dhe ne e vlerësojmë zërin, idetë dhe imagjinatën e tij si pjesë thelbësore e procesit mësimor.
Puna jonë fokusohet në dëgjimin aktiv të fëmijës, zhvillimin e imagjinatës, kreativitetit dhe vetë-shprehjes që nga mosha 6 muajsh deri në 6 vjeç. Mjedisi ynë është i pasur, fleksibël dhe i ndërtuar për të nxitur eksplorimin dhe bashkëpunimin natyral mes fëmijëve.
Çfarë ofronPrimus Gradus?
Në qasjen tonë, çdo fëmijë ka “100 mënyra për të shprehur veten” – nëpërmjet artit, lëvizjes, gjuhës, lojës dhe eksperimentimit. Ne krijojmë hapësira ku ata mund të eksplorojnë dhe të mësojnë në mënyrë natyrale dhe të ndjeshme ndaj ritmit individual të zhvillimit.
Anglisht
Qeramikë
Balet
Pikturë
Shah
Socatots
SmartGames
Anglishtja - Komuniko pa barriera
Gjuha është burimi ynë primar i komunikimit.
Anglishtja është shumë esenciale dhe në fushën e edukimit. Me një komunikim dhe kuptim të mirë të anglishtes, ti mund të udhëtosh në të gjithë botën. Dihet se mundësitë e një moshe të vogël për të zotëruar një gjuhë të huaj janë vërtet unike. Qëllimi kryesor i edukimit dhe trajnimit është formimi i një personaliteti të zhvilluar plotësisht, një personaliteti harmonik.
Zhvillon kreativitetin dhe durimin
Puna me qeramikë është një nga aktivitetet më të dashura dhe njëkohësisht më të dobishme për zhvillimin emocional dhe motorik të fëmijëve. Në Primus Gradus, përmes modelimit me duar dhe përdorimit të mjeteve të ndryshme, fëmijët nxitin imagjinatën, përqendrimin dhe ndjeshmërinë ndaj detajeve. Ky proces krijues jo vetëm që lehtëson shprehjen emocionale, por edhe ndihmon në zhvillimin e durimit dhe përkushtimit ndaj një pune të nisur. Puna me balten i mëson fëmijët të jenë të qëndrueshëm, të organizuar dhe të gjejnë kënaqësi në përpjekje individuale apo në bashkëpunim me të tjerët.
Si ndikon qeramika në rritjen e fëmijës tuaj?
- Rrit aftësitë motorike fine
- Forcon përqendrimin dhe durimin
- Nxit kreativitetin dhe shprehjen artistike
- Përmirëson vetëvlerësimin përmes produktit final
Talentët e së ardhmes
Për fëmijët, të mësuarit e gjërave të reja është më e lehtë se per të rriturit.
Ata mund të pershtaten dhe të mësojnë më shpejt se kur janë në moshë më të madhe. Pra, sapo një fëmijë fillon të praktikojë baletin në moshë të hershme, ata nuk po mësojne vetëm një formë të çmuar të artit, por githashtu mund të hedhin dhe hapat e pare të një karrieri të ndritur që i pret.
Si ndikon baleti në rritjen e fëmijës tuaj?
- Zhvillojnë muskujt e baletit
- Mësojnë të ndjekin udhëzime
- Fitojnë ndjenjën e disiplinës
- Janë aktivë dhe marrin stërvitje ditore
- Bëhen të kënaqur para grupeve
ARTI - kënaqësi rekreative
Megjithatë, sic tregohet në studimet e shumta kërkimore, arti mund të jetë një burim shumë i vlefshëm në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës.
Pra, duke u angazhuar në aktivitete artistike, jo vetëm që fëmija do të zhvillojë aftësi krijuese, por edhe do të përfitojë aftësi të shumta zhvillimore.
Si ndikon piktura në rritjen e fëmijës tuaj?
- Zhvillon aftësitë krijuese
- Zhvillojnë aftësitë vendimarrëse
- Zhvillon aftësitë e mësimit vizual
- Rrit fokusimin
Zhvillon mendimin strategjik dhe vetëdisiplinën
Shahu është një lojë unike që ndikon thellësisht në zhvillimin intelektual të fëmijëve. Në Primus Gradus, përmes lojës së shahut, fëmijët mësojnë të mendojnë përpara, të parashikojnë pasojat e veprimeve të tyre dhe të marrin vendime të arsyetuara. Ky aktivitet rrit ndjeshëm aftësinë e përqendrimit, durimin dhe aftësinë për të zgjidhur probleme në mënyrë të pavarur. Mësimi i shahut në një moshë të hershme është një investim në formimin e një mendjeje analitike dhe të qetë, që përballet me sfidat me logjikë dhe qetësi.
Si ndikon shahu në rritjen e fëmijës tuaj?
- Forcon të menduarit strategjik dhe logjik
- Rrit durimin dhe vetëkontrollin
- Përmirëson kujtesën dhe aftësinë për të marrë vendime
- Zhvillon vetëbesimin përmes sfidave intelektuale
Cilat janë synimet pasi fëmija im përfundon Socatots?
- Përdorimi në mënyrë efikase i të dy anëve të trupit.
- Të jetë mbi normën përsa i përket kritereve minimale për fillimin e shkollës (EYFS).
- Të sigurtë në kontrollin e topit duke përdorur të dyja këmbët.
- Ekuilibër dhe Koordinim – I mirë / I shkëlqyer.
- I prirur drejt sportit.
- Dëshirë për tu ushtruar.
Nuk ka asnjë tjetër program parashkollor që mund të ofroj atë që Socatots ofron!
Misioni i SOCATOTS është të angazhojë gjithnjë e më shumë fëmijë në aktivitet fizik, duke përdorur futbollin si mjet. Ne mësojmë modelet themelore të lëvizjes, ekuilibrin dhe koordinimin motorik. Më e rëndësishmja, ne sigurojmë që aktiviteti fizik të jetë argëtues. Gjithçka që bëjmë përqendrohet tek ndihma që fëmijët të zhvillohen së pari si njerëz, pastaj si sportdashës.
- ZHVILLIMI I PËRGJITHSHËM
Programi ynë mbështet zhvillimin e përgjithshëm fizik të një fëmije, si dhe i ndihmon ata të zhvillohen intelektualisht. Të gjitha klasat drejtohen nën drejtimin e trajnerëve me përvojë. - KONTAKTI ME FËMIJË TË TJERË
Në seancat SOCATOTS fëmijët mësojnë të shoqërohen me bashkëmoshatarët e tyre. Ata mësojnë të ndajnë dhe të bashkpunojnë, dhe të jenë krijues në mënyrën se si kryejnë detyrat e tyre. Sikurse djemtë, ashtu dhe vajzat marrin pjesë në klasa. - AKTIVITETE TË PËRSHTATSHME PËR FËMIJËN
Socatots është unik-asnjë program tjetër nuk ofron një zhvillim kaq gjithëpërfshirës dhe të plotë. Të gjithë aktivitetet janë krijuar me kujdes që të jenë të përshtatshme për moshën dhe janë vendosur në mënyrë që fëmijët të mund të marrin pjesë në aktivitetet fizike gjatë gjithë vitit. - ARGËTIM DHE MËSIM
Aktivitetet janë argëtuese dhe të kënaqshme, si dhe të strukturuara për t’i prezantuar fëmijët me idenë e pjesëmarrjes në aktivitete të organizuara. - QASJA INDIVIDUALE
Ne marrim parasysh nevojat dhe përparimin e secilit fëmijë, duke festuar sukseset e tyre dhe duke i ndihmuar ata të kapërcejnë çdo fushë qe ata i shohin më sfiduese.
Lojëra logjike dhe zhvillimore për mendje të zgjuara
SmartGames është lider botëror në lojërat logjike me shumë nivele, të dizajnuara për të stimuluar trurin në mënyrë argëtuese dhe kreative. Lojërat janë të organizuara në nivele të ndryshme — nga ato më të lehta për fillestarët, deri tek ato sfiduese për mendjet më kurioze — dhe janë të përshtatshme për fëmijë të të gjitha moshave.
Çdo lojë përmban mekanizma unikë dhe inovativë, me tematika që tërheqin si djemtë ashtu edhe vajzat. Ato vijnë në formate të ndryshme si lojëra udhëtimi, puzzle magnetikë, lojëra tavoline dhe aktivitete individuale apo në grup. Në Primus Gradus, SmartGames përdoret si një mjet edukativ që nxit mendimin kritik, bashkëpunimin, zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e inteligjencës emocionale.
Për më shumë rreth SmartGames lexo këtu.
Galeria








0
Grupe fëmijësh
0
Staf i kualifikuar
0
Fëmijë të regjistruar
0
Aktivitete
Vlerësimet e prindërve
Vlerësimet dhe komentet e prindërve janë shumë të rëndësishme në Primus Gradus pasi ato ndikojnë drejtpërdrejt në vijueshmërinë e punës tonë.
Çdo gjë shumë mirë; stafi, mënyra e sjelljes me fëmijët, aktivitetet dhe komunikimi më pëlqejnë.

Prindërit e Deas
Jemi shumë të kënaqur me zgjedhjen që kemi bërë. Vajza është përshtatur shumë shpejt falë përkushtimit dhe dashurisë me të cilën edukatoret e kanë mirëpritur dhe çdo ditë vjen në çerdhe me shumë qejf, gjë e cila për ne është një ndër treguesit kryesor që vajza ndihet mirë gjatë gjithë kohës. E sugjerojmë pa asnjë rezervë!

Babi i Klarës
We are very pleased with your services and we do think Mia is improving in a lot of areas in her development.

Mami i Mias
Sihana ime ndjehet aq e lumtur, se çdo mëngjes thotë: ikën Hana te Nisa, Landa, Ida. Vajzat i dhurojnë shumë dashuri.

Mami i Sihanës
Primus Gradus është zgjedhja e parë e çdo prindi për sigurinë dhe edukimin e fëmijës.

Mami i Alesias
Më mirë një fustan më të lirë për veten dhe një edukim më
të mirë për fëmijën.



