Hapa të sigurtpër një të ardhmetë ndritur!
Primus Gradus është një qendër edukative e përkushtuar ndaj zhvillimit të hershëm të fëmijëve, duke ndjekur filozofinë inovative të Reggio Children. Ne besojmë se çdo fëmijë është kompetent, kurioz dhe plot potencial, dhe ne e vlerësojmë zërin, idetë dhe imagjinatën e tij si pjesë thelbësore e procesit mësimor.
Puna jonë fokusohet në dëgjimin aktiv të fëmijës, zhvillimin e imagjinatës, kreativitetit dhe vetë-shprehjes që nga mosha 6 muajsh deri në 6 vjeç. Mjedisi ynë është i pasur, fleksibël dhe i ndërtuar për të nxitur eksplorimin dhe bashkëpunimin natyral mes fëmijëve.
Në Primus Gradus, besojmë se çdo fëmijë ka 100 mënyra për të menduar, krijuar dhe shprehur veten. Ne ndërtojmë një përvojë të pasur mësimore duke bashkuar filozofinë Reggio Children me programin shkollor të miratuar Albas, të përshtatur për çdo grupmoshë nga 6 muajsh deri në 6 vjeç.
FokusiYnë
Vitet e para të fëmijës janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e tyre. Zhvillimi i shëndetshëm gjatë kësaj periudhe, rritja në një ambient të ngrohtë e pranues, eksperiencat pozitive dhe marrëdhëniet e qëndrueshme me personat e tjerë, janë elementë të cilët kanë ndikim të madh për vitet e mëpasshme të secilit individ. Aftësitë e të mësuarit të njerëzve vazhdojnë gjatë gjithë jetës së tyre, por jo me intensitetin që tregohet në vitet parashkollore. Fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 6 vjeç përjetojnë 90% të zhvillimit të trurit. Janë vitet ku hidhen hapat e parë drejt një të ardhme më të sigurt për të qënë qytetarë më të denjë për shoqërinë në të ardhmen. Kur ne investojmë me mençuri tek femijët brezi i ardhshëm do ta kthejë atë përmes një jete produktive dhe qytetarie. Fokusi ynë primar është të zhvillojmë marrdhënie unike me femijën, të ndihmojmë ata të nxjerrin në pah vlerat e tyre si:
- Individualiteti – çdo fëmijë është unik.
- Autonomia – të jetë i përgjegjshëm dhe i pavarur në vendimet e tij.
- Vetbesimi dhe motivimi i brendshëm i fëmijës që i ndihmon ata të ballafaqohen me sukses ndaj sfidave.
- Zhvillimi i aftësive komunikuese dhe zhvillimi i tërësishëm i të gjithë potencialit të fëmijës.
- Kreativiteti, ku detyrë e edukatoreve dhe prindërve është të nxjerrim në pah potencialin e tyre. Për të arritur këtë padyshim Primus Gradus vendos theksin tek lojrat që i lejon ata të futen në një botë të gjerë kuptimore me qëllim zgjidhjen e problemit.
Duhet pasur parasysh se përveç edukimit në kopësht është shumë i rëndësishëm dhe ambienti familjar. Për këtë arsye, Primus Gradus organizon dhe workshop-e me prindërit e fëmijëve, të organizuara nga Ekspertja e Edukimit dhe Psikologe Ardiola Bodinaku. Për më shumë lexo këtu.
Qasje e Dyfishtë Edukimi
- Metodika Reggio Children – bazuar në vëzhgim, bashkëpunim dhe vetë-shprehje përmes 100 gjuhëve të fëmijës (arte, lojë, lëvizje, komunikim).
- Programi mësimor Albas – strukturuar sipas moshës dhe fazave të zhvillimit, i njohur për cilësinë dhe përputhjen me kurrikulat bashkëkohore shqiptare.
Kombinimi i këtyre dy qasjeve krijon një përvojë të pasur mësimore që zhvillon aftësitë njohëse, sociale, emocionale dhe fizike të fëmijëve.
Fëmijët tanë rriten në një ambient që i dëgjon, i frymëzon dhe i mbështet në eksplorim, krijimtari dhe zhvillim personal.
Grupe fëmijësh
Staf i kualifikuar
Fëmijë të regjistruar
Aktivitete
Grupet tona
Në Primus Gradus e veçanta e programit edukativ qëndron tek paketa e librave “Albas”, e cila i vë rëndësinë më së shumti 5 fushavë të zhvillimit dhe përshtatet sipas 5 grupmoshave.
6 – 24 muajsh
24 – 36 muajsh
3 - 4 vjeç
4 - 5 vjeç
5 - 6 vjeç
Grupmosha 6 – 24 muajsh
Zhvillim i hershëm me kujdes dhe dashuri
Në këtë fazë të parë dhe më të ndjeshme të jetës, kujdesemi që çdo fëmijë të rritet në një ambient të ngrohtë, të sigurt dhe stimulues. Përmes lojës së lirë dhe ndërveprimit të kujdesshëm, ndihmojmë në zhvillimin emocional dhe motorik të fëmijëve.
Çfarë përfshihet:
- Seanca javore me psikologen në grup
- Program zhvillimor SmartGames
- Konsultë mujore me pediatren
Grupmosha 24 – 36 muajsh
Zbulimi i botës me hapa të vegjël, por të sigurt
Fëmijët në këtë moshë fillojnë të eksplorojnë botën me më shumë kureshtje dhe ndërveprim. Programi ynë është ndërtuar për të përforcuar aftësitë sociale, fizike dhe njohëse nëpërmjet lojërave edukative dhe aktiviteteve të strukturuara.
Çfarë përfshihet:
- Seanca javore me psikologen në grup
- Konsultë mujore me pediatren
- Programi SmartGames, një herë në javë
- Aktivitet sportiv dhe argëtues SocaTots, një herë në javë
Grupmosha 3-4 vjeç
Kreativitet dhe komunikim në rritje
Ky është një moment kyç për zhvillimin e gjuhës, koordinimit dhe krijimtarisë. Përmes një programi të pasur me aktivitete edukative dhe artistike, fëmijët tanë mësojnë të shprehin veten dhe të bashkëpunojnë me të tjerët.
Çfarë përfshihet:
- Seanca javore me psikologen në grup
- Programi SmartGames
- Konsultë mujore me pediatren
- Mësim i gjuhës Angleze, një herë në javë
- Aktivitet fizik me SocaTots, një herë në javë
- Balet, një herë në javë
- Qeramikë, një herë në javë
Grupmosha 4-5 vjeç
Rritje me ritëm, lojë dhe sfida të bukura
Në këtë fazë, fëmijët janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për rrethin dhe aftësitë e tyre. Programi ynë ofron një balancë të shkëlqyer mes aktiviteteve fizike, gjuhësore dhe krijuese që nxisin vetëbesimin dhe pavarësinë.
Çfarë përfshihet:
- Seanca javore me psikologen në grup
- Programi SmartGames
- Konsultë mujore me pediatren
- Anglisht, një herë në javë
- SocaTots, një herë në javë
- Balet, një herë në javë
- Qeramikë, një herë në javë
Grupmosha 5-6 vjeç
Përgatitje për shkollë me lojëra dhe logjikë
Në vitin e fundit të qëndrimit në kopsht, synimi ynë është t’i përgatisim fëmijët për një tranzicion të butë dhe të suksesshëm drejt arsimit fillor. Përmes aktiviteteve të mendimit kritik dhe shprehjes personale, fëmijët mësojnë të mendojnë, të bashkëpunojnë dhe të komunikojnë me besim.
Çfarë përfshihet:
- Seanca javore me psikologen në grup
- Konsultë mujore me pediatren
- Anglisht, një herë në javë
- Dramatizim, një herë në javë
- Shah, një herë në javë
Vlerësimet e prindërve
Vlerësimet dhe komentet e prindërve janë shumë të rëndësishme në Primus Gradus pasi ato ndikojnë drejtpërdrejt në vijueshmërinë e punës tonë.
Çdo gjë shumë mirë; stafi, mënyra e sjelljes me fëmijët, aktivitetet dhe komunikimi më pëlqejnë.

Prindërit e Deas
Jemi shumë të kënaqur me zgjedhjen që kemi bërë. Vajza është përshtatur shumë shpejt falë përkushtimit dhe dashurisë me të cilën edukatoret e kanë mirëpritur dhe çdo ditë vjen në çerdhe me shumë qejf, gjë e cila për ne është një ndër treguesit kryesor që vajza ndihet mirë gjatë gjithë kohës. E sugjerojmë pa asnjë rezervë!

Babi i Klarës
We are very pleased with your services and we do think Mia is improving in a lot of areas in her development.

Mami i Mias
Sihana ime ndjehet aq e lumtur, se çdo mëngjes thotë: ikën Hana te Nisa, Landa, Ida. Vajzat i dhurojnë shumë dashuri.

Mami i Sihanës
Primus Gradus është zgjedhja e parë e çdo prindi për sigurinë dhe edukimin e fëmijës.

Mami i Alesias
Më mirë një fustan më të lirë për veten dhe një edukim më
të mirë për fëmijën.

Mami i Kaninës
Përse Primus Gradus?
Në Primus Gradus do të gjeni:







