për një të ardhme
të ndritur!
në duar
të sigurta!
Orari
Hën - Prem
7:30 - 17:30
Shtunë
7:30 - 13:00
Vendi i preferuari fëmijëve tuaj
Qendra Primus Gradus, që nga latinishtja në shqip do të thotë ‘hapi i parë’, është një prej modeleve më të mira që ju sugjerojmë për fëmijën tuaj. Nëse është në hapat e parë për në çerdhe, për një cikël më lart, në kopsht apo për të ndjekur studimet passhkollore, Primus Gradus është vendi ku profesionistët e edukimit dhe dijes, por dhe hapësirat funksionale, do t’ju bëjnë ta lini fëmijën në duar të sigurta.
Një institucion edukimi i ngritur me shumë profesionalizëm dhe përkujdesje për të ndërtuar të ardhme të sigurta. Në qëndër fëmijët, por jo vetëm. Vendosëm të plotësonim ato copëza që i mungonin këtij sektori.
- Stafi i kualifikuar dhe trajnime të vazhdueshme të dedikuara mësimdhënies.
- Psikologe dhe mjeke çdo ditë të javës.
- Programe të ndryshme edukimi ( Socatots, Piano, Pikture , Balet , Teater , Kinema , Yoga ).
- Aktivitete me qendër zhvillimin e fëmijës të tilla si ekskurisione dhe eksplorim i natyrës.
- Workshop – e të dedikuara prindërve për një qasje ndryshe në rrugën tyre të edukimit të fëmijës.
- Psikologe e jashtme për trajnimin e stafit në mënyrë të vazhdueshme, për të qëndruar sa më pranë metodave më të reja dhe efikase të mësimdhënies.
Çfarë ofronPrimus Gradus?
Në Primus Gradus zhvillohen jo vetëm lojërat krijuese brenda institucionit, por edhe ato që kanë të bëjnë me argëtimin përmes një vegle muzikore si violinë, apo me arte figurative, pikturë, por edhe më shumë se kaq. Fëmijët përfshihen në ekskursione të ndryshme, në shfaqje teatri apo në kinema, një mënyrë e shkëlqyer për t’iu dhënë maksimumin edukativ dhe kulturor të vegjëlve.
Pikturë
Piano
Baleti
Yoga
Anglisht
Socatots
SmartGames
ARTI - kënaqësi rekreative
Megjithatë, sic tregohet në studimet e shumta kërkimore, arti mund të jetë një burim shumë i vlefshëm në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës.
Pra, duke u angazhuar në aktivitete artistike, jo vetëm që fëmija do të zhvillojë aftësi krijuese, por edhe do të përfitojë aftësi të shumta zhvillimore.
Si ndikon piktura në rritjen e fëmijës tuaj?
- Zhvillon aftësitë krijuese
- Zhvillojnë aftësitë vendimarrëse
- Zhvillon aftësitë e mësimit vizual
- Rrit fokusimin
Zhvillon të menduarit logjik
Një sërë studimesh vërtetojnë se mësimi i një instrumenti muzikor që në moshë të vogël ndikon drejtpërdrejtë në sjelljen e një fëmije dhe në mënyrë të tërthortë në personalitetin e tij.
Muzika i ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësinë e të menduarit logjik. Fëmijet që marrin mësime për një vegël muzikore janë më të përqëndruar dhe kanë aftësinë t’i shprehin mendimet e tyre me qartē.
Si ndikon piano në rritjen e fëmijës tuaj?
- Zhvillon shpirtin e skuadrës
- Rrit motivimin
- Zhvillon aftësitë krijuese
- Rrit vetbesimin
Talentët e së ardhmes
Për fëmijët, të mësuarit e gjërave të reja është më e lehtë se per të rriturit.
Ata mund të pershtaten dhe të mësojnë më shpejt se kur janë në moshë më të madhe. Pra, sapo një fëmijë fillon të praktikojë baletin në moshë të hershme, ata nuk po mësojne vetëm një formë të çmuar të artit, por githashtu mund të hedhin dhe hapat e pare të një karrieri të ndritur që i pret.
Si ndikon baleti në rritjen e fëmijës tuaj?
- Zhvillojnë muskujt e baletit
- Mësojnë të ndjekin udhëzime
- Fitojnë ndjenjën e disiplinës
- Janë aktivë dhe marrin stërvitje ditore
- Bëhen të kënaqur para grupeve
Yoga - Rruga drejt mirëqënies fizike dhe mendore
Joga u jep fëmijëve mundësinë për të pasur një jetë me të shëndetshme, më të gjatë dhe më të lumtur për veten e tyre.
Është një eksperiencë unike e cila lë gjurmë tek individi dhe formëson mënyrën e jetesës dhe të menduarit.
Si ndikon yoga në rritjen e fëmijës tuaj?
- Rrit fleksibilitetin fizik
- Ndërton një jetë më të shëndetshme
- Rrit vetëbesimin
- Rrit përqëndrimin
- Forcon lidhjen mes mendjes dhe trupit
- Rrit respektin për veten
- Rafinon ekuilibrin dhe koordinimin
Anglishtja - Komuniko pa barriera
Gjuha është burimi ynë primar i komunikimit.
Anglishtja është shumë esenciale dhe në fushën e edukimit. Me një komunikim dhe kuptim të mirë të anglishtes, ti mund të udhëtosh në të gjithë botën. Dihet se mundësitë e një moshe të vogël për të zotëruar një gjuhë të huaj janë vërtet unike. Qëllimi kryesor i edukimit dhe trajnimit është formimi i një personaliteti të zhvilluar plotësisht, një personaliteti harmonik.
Cilat janë synimet pasi fëmija im përfundon Socatots?
- Përdorimi në mënyrë efikase i të dy anëve të trupit.
- Të jetë mbi normën përsa i përket kritereve minimale për fillimin e shkollës (EYFS).
- Të sigurtë në kontrollin e topit duke përdorur të dyja këmbët.
- Ekuilibër dhe Koordinim – I mirë / I shkëlqyer.
- I prirur drejt sportit.
- Dëshirë për tu ushtruar.
Nuk ka asnjë tjetër program parashkollor që mund të ofroj atë që Socatots ofron!
Misioni i SOCATOTS është të angazhojë gjithnjë e më shumë fëmijë në aktivitet fizik, duke përdorur futbollin si mjet. Ne mësojmë modelet themelore të lëvizjes, ekuilibrin dhe koordinimin motorik. Më e rëndësishmja, ne sigurojmë që aktiviteti fizik të jetë argëtues. Gjithçka që bëjmë përqendrohet tek ndihma që fëmijët të zhvillohen së pari si njerëz, pastaj si sportdashës.
- ZHVILLIMI I PËRGJITHSHËM
Programi ynë mbështet zhvillimin e përgjithshëm fizik të një fëmije, si dhe i ndihmon ata të zhvillohen intelektualisht. Të gjitha klasat drejtohen nën drejtimin e trajnerëve me përvojë. - KONTAKTI ME FËMIJË TË TJERË
Në seancat SOCATOTS fëmijët mësojnë të shoqërohen me bashkëmoshatarët e tyre. Ata mësojnë të ndajnë dhe të bashkpunojnë, dhe të jenë krijues në mënyrën se si kryejnë detyrat e tyre. Sikurse djemtë, ashtu dhe vajzat marrin pjesë në klasa. - AKTIVITETE TË PËRSHTATSHME PËR FËMIJËN
Socatots është unik-asnjë program tjetër nuk ofron një zhvillim kaq gjithëpërfshirës dhe të plotë. Të gjithë aktivitetet janë krijuar me kujdes që të jenë të përshtatshme për moshën dhe janë vendosur në mënyrë që fëmijët të mund të marrin pjesë në aktivitetet fizike gjatë gjithë vitit. - ARGËTIM DHE MËSIM
Aktivitetet janë argëtuese dhe të kënaqshme, si dhe të strukturuara për t’i prezantuar fëmijët me idenë e pjesëmarrjes në aktivitete të organizuara. - QASJA INDIVIDUALE
Ne marrim parasysh nevojat dhe përparimin e secilit fëmijë, duke festuar sukseset e tyre dhe duke i ndihmuar ata të kapërcejnë çdo fushë qe ata i shohin më sfiduese.
SmartGames
SmartGames është lider në mbarë botën në lojërat logjike me shumë nivele. Lojërat janë të organizuara në disa nivele; nga ato shumë të lehta deri tek ato shumë sfiduese; perfekte për lojtarë të të gjitha moshave.
Çdo lojë ka një mekanik lojërash unike dhe inovative me tema që i tërheqin si djemtë ashtu edhe vajzat. Ato vinë në forma të ndryshme si ato të udhëtimit, puzzle magnetik, lojra tavoline etj.
Për më shumë rreth SmartGames lexo këtu.
Galeria
0
Grupe fëmijësh
0
Staf i kualifikuar
0
Fëmijë të regjistruar
0
Aktivitete
Vlerësimet e prindërve
Vlerësimet dhe komentet e prindërve janë shumë të rëndësishme në Primus Gradus pasi ato ndikojnë drejtpërdrejt në vijueshmërinë e punës tonë.
Çdo gjë shumë mirë; stafi, mënyra e sjelljes me fëmijët, aktivitetet dhe komunikimi më pëlqejnë.
Prindërit e Deas
Jemi shumë të kënaqur me zgjedhjen që kemi bërë. Vajza është përshtatur shumë shpejt falë përkushtimit dhe dashurisë me të cilën edukatoret e kanë mirëpritur dhe çdo ditë vjen në çerdhe me shumë qejf, gjë e cila për ne është një ndër treguesit kryesor që vajza ndihet mirë gjatë gjithë kohës. E sugjerojmë pa asnjë rezervë!
Babi i Klarës
We are very pleased with your services and we do think Mia is improving in a lot of areas in her development.
Mami i Mias
Sihana ime ndjehet aq e lumtur, se çdo mëngjes thotë: ikën Hana te Nisa, Landa, Ida. Vajzat i dhurojnë shumë dashuri.
Mami i Sihanës
Primus Gradus është zgjedhja e parë e çdo prindi për sigurinë dhe edukimin e fëmijës.
Mami i Alesias
Më mirë një fustan më të lirë për veten dhe një edukim më
të mirë për fëmijën.