Të vendosësh një marëdhënie cilësore më prindërit duke e parë nga këndëvështrimi i institucionit është themelore nëse dëshiron një rritje të shëndetshme të fëmijëve që e frekuentojnë atë.
Nisur nga kjo dhe për të plotësuar puzzlen e shërbimeve cilësore që ofrojmë u vlerësua e rëndësishmë që prindërit të merrnin jo vetëm infromacione të dhëna nga ekspert të fushës por në të njëjtën kohë të shkëmbenin eksperiencat e tyre personale dhe nëse do ishte e nevojshme edhe të kërkonin ndihmë për sfidat që ato ndeshin çdo ditë në formën se si ata zgjedhin të prindërojnë.

Ne ftuam Eksperten e Edukimit/ Psikologen Ardiola Bodinaku, të mbante një cikël workshop-esh që bashkarisht vendosëm edhe për temat të cilat dolën nga situatat e jetuara të fëmijëve në përditshmëritë e tyre.
U pa me vlerë që disa prej temave që vërtet prindërit trajtonin me stafin si sfidhë apo shqetësim të tyre ishin si psh. Sa janë në gjëndje që prindërit të arrijnë të njohin fëmijën e tyre?, Si ndihmohen fëmijët të pranojnë veten e tyre? Prindërit ishin shumë të interesuar të dinin se si mund të bëheshin prindër edhe më të mirë pa pasur nevojën e ngritjes së zërit që të dëgjohen prej fëmijëve të tyre. Kuptuan dhe ushtruan vlerën e teknikave se si prindërit të aftësohen të kontrollojnë zemërimin e tyre duke u bërë kështu modele më të mirë për të vegjëlit.
Tematikat vijuan më tej me çështje që po vihen re shumë dukshëm në shoqëri, si të qënit agresiv dhe të pasur në kontroll vetëkontrollin apo të sjelljeve prosociale, ç’farë shkakton tek fëmijët shpërthime në zemërim? Por këto e shumë sjellje të tjera do të përmirësohen nëse prindërit kuptojnë dhe mësojnë vlerën më madhore të marëdhënies prind-fëmijë, atashimin si një proces jetësor ne rritjen dhe zhvillimin e personalitetit.