
Loja është pjesë e pazëvëndësueshme për fëmijërin e çdo fëmije. Mosha 2 deri në moshën 5 vjecare cilësohet si një fazë dhe periudhë e rëndësishme që ndikon në nxitjen e zhvillimit të trurit në shumë mënyra, duke përfshirë sigurimin e përvojave thelbësore të jetes për të vendosur bazat për zhvillimin e trurit.
Loja i lejon ata të futen ne një botë plot krijimtari dhe imagjinatë, ndikon gjithashtu në shkathtësinë, forcën fizike, njohëse dhe emocionale.
Çfarë arrijmë përmes lojes, ndikimi në zhvillimin dhe mësimin e fëmijës?
Përmes lojës ata mësojnë të bashkëveprojnë dhe socializohen me botën përreth tyre. Loja ka një ndikim të madh në zhvillimin emocional, fizik dhe njohës te cdo fëmijë.


Zhvillimi shoqëror dhe emocional:
- Zhvillon tek fëmijët aftësi të të punuarit në grup
- Të bëjnë zgjedhjet e tyre dhe vendimet
- Zhvillojnë vetëbesimin duke përjetuar suksese edhe sfida
- Mësojnë të kontrollojnë emocionet e tyre
- Të zvogëlojnë sjelljet impulsive ndërsa luajnë së bashku në grup lojra.

Zhvillimi fizik:
- Mirëqenien e tyre
- Rritjen fizike
- Vlerësimin e jetës aktive
- Pavarësinë në të veshur dhe të ushqyer
Zhvillimi njohës:
Kur fëmija bashkëvepron me të tjerët aftësitë e tij njohëse të tilla si:
- Të menduarit
- Të krijuarit dhe mësuarit
- Të zgjidhurit e problemeve
- Përqëndrimi dhe qëndrueshmëria (përmes ngjyrosjes, numërimit, shkronjave etj).
Your site is exactly what I have looking for!! It certainly helps a frequent traveler like me to locate all the stamp shows when traveling. Keep up with the good work
I visited your web site today and found it very interesting and well done. I can tell you have put a lot of work into it