
SmartGames është lider në mbarë botën në lojërat logjike me shumë nivele. Lojërat janë të organizuara në disa nivele; nga ato shumë të lehta deri tek ato shumë sfiduese; perfekte për lojtarë të të gjitha moshave.
Çdo lojë ka një mekanik lojërash unike dhe inovative me tema që i tërheqin si djemtë ashtu edhe vajzat. Ato vinë në forma të ndryshme si ato të udhëtimit, puzzle magnetik, lojra tavoline etj.
Pse ne kemi vendosur të implementojmë SmartGames në Primus Gradus?
- Ndihmojnë në ndërtimin e besimit – Luajtja e lojërave mund të ndihmojë në ndërtimin e besimit. Lojërat e mira ofrojnë sfida që janë të përshtatshme për moshën e sugjeruar dhe gradualisht rrisin vështirësinë, pa i frustruar lojtarët.
- Cilësi e shkëlqyer – Çdo SmartGame është projektuar dhe prodhuar me kujdes duke përdorur materiale cilësore ekologjike që zgjasin. Dhe me kaq shumë sfida të përfshira, çdo lojë mund të riluhet pa pushim.
- Lodra fituese të çmimeve – Lojërat SmartGames kanë fituar mbi 70 çmime në mbarë botën.
- 1 lojtar mjafton, por dhe më shumë përse jo – Luaj SmartGames kudo, në çdo kohë, pa nevojë për kundërshtar. Megjithëse SmartGames janë krijuar për të luajtur vetëm, është gjithashtu kënaqësi e madhe të zgjidhim së bashku sfidat tona të trurit.
