smartgames

Çfarë janë Smart Games?

SmartGames është lider në mbarë botën në lojërat logjike me shumë nivele. Lojërat janë të organizuara në disa nivele; nga ato shumë të lehta deri tek ato shumë sfiduese; perfekte për lojtarë të të gjitha moshave.

Çdo lojë ka një mekanik lojërash unike dhe inovative me tema që i tërheqin si djemtë ashtu edhe vajzat. Ato vinë në forma të ndryshme si ato të udhëtimit, puzzle magnetik, lojra tavoline etj.

Pse ne kemi vendosur të implementojmë SmartGames në Primus Gradus?

  1. Ndihmojnë në ndërtimin e besimit – Luajtja e lojërave mund të ndihmojë në ndërtimin e besimit. Lojërat e mira ofrojnë sfida që janë të përshtatshme për moshën e sugjeruar dhe gradualisht rrisin vështirësinë, pa i frustruar lojtarët.
  2. Cilësi e shkëlqyer – Çdo SmartGame është projektuar dhe prodhuar me kujdes duke përdorur materiale cilësore ekologjike që zgjasin. Dhe me kaq shumë sfida të përfshira, çdo lojë mund të riluhet pa pushim.
  3. Lodra fituese të çmimeve – Lojërat SmartGames kanë fituar mbi 70 çmime në mbarë botën.
  4. 1 lojtar mjafton, por dhe më shumë përse jo – Luaj SmartGames kudo, në çdo kohë, pa nevojë për kundërshtar. Megjithëse SmartGames janë krijuar për të luajtur vetëm, është gjithashtu kënaqësi e madhe të zgjidhim së bashku sfidat tona të trurit.

workshops

Workshop-et me prindërit e fëmijëve të Primus Gradus

Të vendosësh një marëdhënie cilësore më prindërit duke e parë nga këndëvështrimi i institucionit është themelore nëse dëshiron një rritje të shëndetshme të fëmijëve që e frekuentojnë atë.

Nisur nga kjo dhe për të plotësuar puzzlen e shërbimeve cilësore që ofrojmë u vlerësua e rëndësishmë që prindërit të merrnin jo vetëm infromacione të dhëna nga ekspert të fushës por në të njëjtën kohë  të shkëmbenin eksperiencat e tyre personale dhe nëse do ishte e nevojshme edhe të kërkonin ndihmë për sfidat që ato ndeshin çdo ditë në formën se si ata zgjedhin të prindërojnë.

Ne ftuam Eksperten e Edukimit/ Psikologen Ardiola Bodinaku, të mbante një cikël workshop-esh që bashkarisht vendosëm edhe për temat të cilat dolën nga situatat e jetuara të fëmijëve në përditshmëritë e tyre.

U pa me vlerë që disa prej temave që vërtet prindërit trajtonin me stafin si sfidhë apo shqetësim të tyre ishin si psh. Sa janë në gjëndje që prindërit të arrijnë të njohin fëmijën e tyre?, Si ndihmohen fëmijët të pranojnë veten e tyre? Prindërit ishin shumë të interesuar të dinin se si mund të bëheshin prindër edhe më të mirë pa pasur nevojën e ngritjes së zërit që të dëgjohen prej fëmijëve të tyre. Kuptuan dhe ushtruan vlerën e teknikave se si prindërit të aftësohen të kontrollojnë zemërimin e tyre duke u bërë kështu modele më të mirë për të vegjëlit.

Tematikat vijuan më tej me çështje që po vihen re shumë dukshëm në shoqëri, si të qënit agresiv dhe të pasur në kontroll vetëkontrollin apo të sjelljeve prosociale, ç’farë shkakton tek fëmijët shpërthime në zemërim? Por këto e shumë sjellje të tjera do të përmirësohen nëse prindërit kuptojnë dhe mësojnë vlerën më madhore të marëdhënies prind-fëmijë, atashimin si një proces jetësor ne rritjen dhe zhvillimin e personalitetit.

Loja dhe ndikimi tek fëmijët

Loja është pjesë e pazëvëndësueshme për fëmijërin e çdo fëmije. Mosha 2 deri në moshën 5 vjecare cilësohet si një fazë dhe periudhë e rëndësishme që ndikon në nxitjen e zhvillimit të trurit në shumë mënyra, duke përfshirë sigurimin e përvojave thelbësore të jetes për të vendosur bazat për zhvillimin e trurit.